Bota

E trishtë! 22-vjeçari në Ohio vdes disa orë pas diplomimit, i ra sipër makina që po e rregullonte

Ian Brunneri humbi jetën, pasi një makinë që ai po rregullonte ra mbi të.

12 Maj 2023, 14:19 Nga f.i
E trishtë! 22-vjeçari në Ohio vdes disa orë pas
Ian Brunneri

SHBA- Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Ohio, ku një 22-vjeçar ka vdekur vetëm disa orë pasi u diplomua. Mediat e huaja raportojnë se Ian Brunneri humbi jetën, pasi një makinë që ai po rregullonte ra mbi të.

Brunner, i cili u diplomua për inxhinieri mekanike nga Universiteti i Dejtonit në Ohio, ishte në parkingun e një ndërtese për strehimin e studentëve, kur po rregullonte makinën e tij Miata të vitit 1994. Një person i paidentifikuar raportoi incidentin në bllokun 300 të Irving Avenue, rreth orës 19:00.

“Unë jam jashtë Campus South Apartments në Universitetin e Dejtonit. Një makinë ra mbi një person. Ai është bllokuar poshtë dhe nuk përgjigjet”,- tha telefonuesi.

vdes pas diplomimit ian brunneri

Sondazh

Poll