Bota

Vuçiç pas takimit me Lajçak: I shqetësuar për situatën në veri

Vuçiç, pas takimin me Lajçakun, tha se ia ka përcjellë shqetësimin e tij për situatën në Kosovë, “veçanërisht në veri”.

12 Maj 2023, 12:52 Nga f.i
Vuçiç pas takimit me Lajçak: I shqetësuar për
Lajçak dhe Vuçiç

SERBI- Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 12 maj në Beograd. Vuçiç, pas takimin me Lajçakun, tha se ia ka përcjellë shqetësimin e tij për situatën në Kosovë, “veçanërisht në veri”.

“I thashë ndërmjetësuesit evropian se shqetësimi im buron nga nevoja e Albin Kurtit (kryeministri i Kosovës) për të provokuar incidente dhe konflikte”, -tha Vuçiç.

Lajçak, i cili ishte në Prishtinë më 11 maj, po qëndron në Serbi për të monitoruar zbatimin e asaj që është vendosur dhe rënë dakord në Bruksel dhe për të përgatitur hapat dhe takimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë. Lajçak tha në Prishtinë se do të takohet me kryenegociatorët e dy shteteve në dialog, përkatësisht me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin të hënën e 15 majit në Bruksel. Lajçak tha se qëllimi i vizitës së tij në veri është që të marrë ” informacionin e dorës së parë nga njerëzit që jetojnë këtu për të parë se si e shohin situatën ata”.

miroslav lajcak ne serbi

Sondazh

Poll