Bota

'Arrestimi i paligjshëm', ish-kryeminstri pakistanez lirohet nga paraburgimi

Lajmi vjen vetëm një ditë pasi Gjykata e Lartë vendosi se arrestimi i tij për akuzat për korrupsion ishte i paligjshëm.

12 Maj 2023, 12:42 Nga f.i
'Arrestimi i paligjshëm', ish-kryeminstri pakistanez lirohet nga
Imran Khan

PAKISTAN- Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është liruar nga paraburgimi. Lajmi vjen vetëm një ditë pasi Gjykata e Lartë vendosi se arrestimi i tij për akuzat për korrupsion ishte i paligjshëm.

Khan, u arrestua në një rast korrupsioni nga Byroja Kombëtare e Përgjegjshmërisë (NAB) gjatë një paraqitjeje në gjykatë të martën, duke shkaktuar protesta të dhunshme në të gjithë vendin dhe duke bërë që qeveria të thërriste ushtrinë për të ndihmuar në rivendosjen e rendit, shkruajnë mediat e huaja.

Khan u padit me akuzat se ai shiti në mënyrë të paligjshme dhurata shtetërore gjatë mandatit të tij të kryeministrit, në një çështje të ngritur nga Komisioni Zgjedhor. Ai i mohoi akuzat dhe tha se i kishte përmbushur të gjitha kërkesat ligjore. Ndërkohë afërsishtt 2,500 njerëz janë arrestuar deri më tani dhe 11 persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, pasi mbështetësit e Khan u përleshën me policinë në disa qytete. Mbështetësit e PTI-së kanë sulmuar institucionet ushtarake dhe u kanë vënë flakën disa ndërtesave dhe aseteve të tjera shtetërore.

imran khan lirohet khan

Sondazh

Poll