Bota

I burgosuri arratiset nga gjykata e Trapanit në Itali, 37-vjeçari me precedentë të shumtë

I burgosuri që arriti t'i shmangej mbikëqyrjes së policisë së burgjeve quhet Francesco Adragna, 37 vjeç, me origjinë nga Erice, me precedentë për grabitje, vjedhje dhe evazion.

12 Maj 2023, 14:14 Nga m.s
I burgosuri arratiset nga gjykata e Trapanit në Itali, 37-vjeçari me
Francesco Adragna

ITALI- Një i burgosur nga burgu Agrigento arriti të arratisej mëngjesin e sotëm nga gjykata, teksa ishte në pritje të seancës.

I burgosuri që arriti t'i shmangej mbikëqyrjes së policisë së burgjeve quhet Francesco Adragna, 37 vjeç, me origjinë nga Erice, me precedentë për grabitje, vjedhje dhe evazion.

Përpos agjentëve të policisë së vuajtjes së dënimit, në kërkim janë angazhuar edhe policia e shtetit dhe karabinierët, raporton "Ansa.it".

Forcat e policisë ngritën postblloqe dhe rrethuan Pallatin e Drejtësisë në rast se i burgosuri nuk mund të dilte nga ambientet e gjykatës për shkak të kontrolleve. /Dosja.al

francesco adragna itali

Sondazh

Poll