Bota

Policia italiane kap shqiptarin që do shiste kokainë, klienti e merr në telefon kur ishte në komisariat

12 Maj 2023, 13:53 Nga m.s
Policia italiane kap shqiptarin që do shiste kokainë, klienti e merr
foto ilustruese

Një rast ka marrë vemendjen e mediave italiane, ku një shqiptar i cili ndodhej në rajonin e policisë për drogë, po kontaktohej nga klienti i tij. I kapur në komunën Riardo në Itali për posedim lëndësh narkotike, shqiptari kontaktohet nga klienti teksa ndodhet në komisariat. Kjo është historia e arrestimit të një 34-vjeçari pak ditë më parë, shkruan CasertaNews.

Ndaluar për drogë

I riu lëvizte me një Ford Fiesta ku u ndalua gjatë një shërbimi kontrolli. Gjatë kontrollit, brenda xhepit të majtë të xhaketës që shqiptari mbante veshur, u gjetën 40 mbështjellës me përmbajtje kokaine në total rreth 17 gramë. Për këtë ai ishte dërguar në zyrat e Komisariatit të Policisë. 

Mesazhet e klientit

Gjatë procesit, agjentët kanë vërejtur se telefoni i të dyshuarit po binte vazhdimisht. Ka qenë një i ri, i regjistruar në adresën me emrin “Ciro”, i cili ka kontaktuar me 34-vjeçarin për të marrë furnizime me drogë. Blerësi u njoh nga policia si përdorues i zakonshëm i drogës. Kështu ata shkuan tek ai në Casagiove. Klienti konfirmoi se ai është furnizuar me kokainë nga i dyshuari për "katër ose pesë muaj". Kontaktet për dorëzimin, saktësoi ai, do të bëheshin përmes Whatsapp.

Vlerësimi

34-vjeçari raportoi se kishte pasur probleme ekonomike, dhe se kishte pranuar propozimin e një të njohuri të tij, dikush me emrin Angelo, për tu dhënë drogë klientëve të tij për 200 euro. Ai përjashtoi hipotezën e transferimeve të shumëfishta. Gjykatësi, pas verifikimit, pranoi kërkesën e mbrojtësit, duke i caktuar të dyshuarit masën "arrest shtëpie". /Dosja.al 

shqiptari itali droge

Sondazh

Poll