Bota

Kilicdaroglu akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje: Nëse doni miqësinë tonë, mos e prekni shtetin turk

Me anë të një postimi në Twitter ai i vuri kusht Rusisë se nëse e duan miqësinë me Turqinë edhe mbas zgjedhjeve duhet të qëndrojnë larg shtetit turk.

12 Maj 2023, 14:29 Nga f.i
Kilicdaroglu akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje:
Kemal Kilicdaroglu

TURQI- Rivali kryesor i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Kemal Kilicdaroglu ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në fushatën elektorale, për zgjedhjet presidenciale të 14 majit. Kilicdaroglu ngriti akuzat vetëm disa orë pasi një tjetër kandidat u largua nga gara pasi u bë shënjestër e një fushate shpifjesh në rrjetet sociale.

Me anë të një postimi në Twitter ai i vuri kusht Rusisë se nëse e duan miqësinë me Turqinë edhe mbas zgjedhjeve duhet të qëndrojnë larg shtetit turk.

“Të dashur miq rusë, ju qëndroni pas trillimeve, komploteve, falsifikimeve dhe videove që dolën dje në këtë vend. Nëse e doni miqësinë tonë pas 15 majit, mos e prekni shtetin turk, ne jemi gjithmonë pro bashkëpunimin dhe miqësisë”, ka shkruar ai në një mesazh në Twitter.

Situata vazhdon të jetë e tensionuar 72 orë deri në ditën e zgjedhjeve, ndërsa ekziston rreziku që Erdogan dhe partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim ( AKP ) të mund të kontrollojnë në mënyrë disproporcionale të gjithë botën dixhitale për të kushtëzuar rezultatin e zgjedhjeve.

zgjedhjet ne turqi kemal kilicdaroglu

Sondazh

Poll