Politike

Arrestimi i Belerit, Ilir Meta: Pas sulmeve të Ramës, SPAK rrëmben në mënyrë mafioze kandidatin për Himarën

Më tej Meta ka theksuar se të gjithë qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë të jenë në këmbë e të fuqizojnë në maksimum fushatën.

12 Maj 2023, 11:01 Nga I.A
Arrestimi i Belerit, Ilir Meta: Pas sulmeve të Ramës, SPAK
Ilir meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Himarë Fredi Beleri. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se SPAk ka marrë Belerin natën vonë pas sulmeve të njëpasnjëshme të Ramës. Më tej Meta ka theksuar se të gjithë qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë të jenë në këmbë e të fuqizojnë në maksimum fushatën.

Postimi i Plotë:

Pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje! Ky ështe ilaçi ndaj një Kryeministri dhe një regjimi, që po jep shpirt dhe të tmerruar nga vota e lirë. Ndërsa SPAK nuk vepron ndaj dhjetëra Kryetarëve të Bashkive, që shkelin ligjin dhe vërtetohen si fajtorë, pas sulmeve të paramenduara dhe të inskenuara të Kryeministrit delinkuent, rrëmbehet pas mesnate në mënyrë mafioze Kandidati për Kryetar i Bashkisë në Himarë. Të gjithë qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë të jenë në këmbë, të fuqizojnë në maksimum fushatën dhe të intensifikojnë kontaktet me zgjedhësit për të votuar masivisht dhe për t’i dhënë goditjen përfundimtare Kryeministrit, grabitësit dhe shkatërruesit më të madh për qëllime mafioze të pronave në Himarë dhe gjithë bregdetit të Jugut nga Vlora deri në Ksamil.

ilir meta arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll