Sport

VODEO/ Roma bën detyrën ndaj Bayer Leverkusen, Juvja merr frymë në shtesë, ku sërish Gatti bën heroin ndaj Sevillas...

Roma fitoi 1-0 ndaj ‘aspirinave’ të Leverkusen, Juventusi barazoi 1-1 me Sevillen. Pas një jave ndeshjet e kthimit, ku do të përcaktohen finalistët e Budapestit për Europa League

11 Maj 2023, 23:12 Nga DOSJA

VODEO/ Roma bën detyrën ndaj Bayer Leverkusen, Juvja merr frymë

ITALI - Janë mbyllur ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të UEFA Europa League, ku Roma ka bërë detyrat e shtëpisë duke fituar 1-0 ndaj Bayer Leverkusen, kurse në ndeshjen tjetër, spanjolët e Sevillës kanë triumfuar në transfertë e Torinos ndaj bardhezinjve të Juventusi.

Dramë në “Allianz Stadium”, në minutën e fundit të shtesës Juventusi barazon në 1-1, një rezultat ky ngushëllues për takimin e kthimit në Seville pas një jave.

Andaluzianët e Sevilla e kanë gjetur avantazhin në me anë të një super goditje nga ana e marokenit, Youssef En-Nesyri, në minutën e 26-të të sfidës. Me këtë rezultat u mbyllën edhe 45 minutat e para.

Pas pushimit Juventusi diktoi në fushë, por pa qartësi dhe me nervozizëm, teksa spanjolët e Sevilles po e menaxhonin mjaft mire epërsinë e krijuar. Në minutën e 7-të të shtesës, nga një goditje këndi, Gatti do të godiste me kokë dhe do ta dërgonte topin në rrjetë, duke barazuar në 1-1.

Në “Olimpico” të kryeqytetit italian, “verdhekuqtë” e Jose Mourinho dhe “aspirinat” e Bayer Leverkusen e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-0.

Pas shumë përpjekjesh për të gjetur golin e avantazhit, “verdhekuqtë” e Romës kanë arritur të zhbllokojnë sfidën ndaj Bayer Leverkusen në minutën e 63-të.


Gjatë një aksioni fantastik të vendasve, Tammy Abraham lëshon një goditje potente drejt portës, goditje që fillimisht pritet nga portieri Hradecky e më pas përfundon në këmbët e Bove, i cili me portën e boshatisur dërgon topin në rrjetë duke filluar festën në “Olimpico”. Rezultati shkon 1-0 dhe mbeti i tillë deri në fund të ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll