Sport

U operua me sukses, reagon Kumbulla: “Ky është hapi i pari drejt rikthimit, do të bëj gjithçka për t’u bërë gati për 110% tim”

Pas operacionit koha e rikuperimit të Kumbullës do të jetë 6-8 muaj, çka do të thotë se viti 2023 mund të jetë i mbyllur për të.

11 Maj 2023, 21:59 Nga DOSJA

U operua me sukses, reagon Kumbulla: “Ky është hapi i pari drejt

ITALI - Marash Kumbulla i është në shtruar një operacioni. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u dëmtua në sfidën me Milanin në Serie A, ku pas një dueli me Olivier Giroud këputi ligamentin e përparmë të gjurit.

Pas operacionit koha e rikuperimit të Kumbullës do të jetë 6-8 muaj, çka do të thotë se viti 2023 mund të jetë i mbyllur për të. Gjithsesi, nëpërmjet rrjeteve sociale ka reaguar edhe mbrojtësi, i cili ka theksuar se operacioni është hapi i parë drejt rikuperimit dhe do të bëjë maksimumin për t’u rikthyer në 110% e tij.

“Ky operacion është hapi i parë për rikthimin tim në fushë. Ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për këtë dua të falenderoj ekipin mjekësor. Tani duhet të pushoj fizikisht, por jam gati të bëj gjithçka që duhet për të dhënë sërish 110% për ngjyrat që mbroj. Faleminderit përsëri të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që keni treguar, është një ndihmë e madhe. Forca Roma”,- shkruan Kumbulla.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll