VIDEO / CONFERENCE LEAGUE / Baseli shokon Fiorentinën në fund, West Ham përmbys holandezët e Alkmaar
Në ndeshjet e para gjysmëfinale të kompeticionit të ri europian, italianët nga Firence u mundën 1-2 me golin e pësuar në shtesë nga Baseli, ndërsa skuadra nga Premier League përmbys holandezët e Alkmaar në 2-1.
11 Maj 2023, 23:06Nga DOSJA
ITALI - U luajtën dy ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Konferencave mes Fiorentinës dhe Bazelit dhe West Ham Uited-Alkmaar.
Skuadra nga Fierence plotëson puzzle ku përfshihen edhe të tjera ekipe të Serisë A që ëas tetë vitesh janë në gjysmëfinale të të gjitha garave evropiane. Violat fituan trofeun e tyre të vetëm evropian në 1961-ën (Kupën e Fituesve të Kupave) dhe trofeun e tyre të fundit të përgjithshëm në (gjithashtu shumë kohë më parë) 2001 (Coppa Italia) dhe jetojnë në pritje të një titulli.
E vërteta është se në gjysmën e dytë të sezonit Fiorentina është vërtet shumë e mirë, megjithatë, për pak sa nuk pësoi një humbje të madhe në çerekfinale ku, pasi fitoi 4-1 në shtëpi ndaj Lech Poznan, u gjend duke humbur 3-0 në Itali për të shpëtuar ndeshjen dhe kualifikimin më pas në fund.
Ndërkohë Basel, pas një periudhe pa sukses të veçantë në Evropë, këtë vit është ndryshe dhe veçanërisht elastik pasi eliminoi Slavia Pragës në xhiron e 16-të me penallti dhe Nice franceze në xhiron e 8-të me një fitore jashtë kohës së rregullt në shtesë. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale në stadiumin e tyre “Artemio Franchi” Italianët kaluan në avantazh që në minutën e 25'. Arturos Karbal shënon kundër Baselit në klubin e tij të vjetër.
Skuadra e Italianos nuk mundi të mbyll takimin me një gol të dytë pavarësisht rasteve që paten, ndërkohë që Baseli ja del të barazojë minutën e 79’të shifrat 1-1 falë golit të Diuf pas asistit të kapitenit Taulant Xhaka.
Në kohën shtesë janë sërish zviceranët që bessojnë më tepër dhe ja dalin të shënojnë golin e fitores me Amdounin duke i përmbysur një ndeshje që e kishin në dorë vendasit.
Me këto shifra 1-2 u mbyll kjo ndeshje për të vendosur gjithçka sa i përket kualifikimit për në finale më 18 maj në Basel, me vendasit që do të kenë avantazhin e rezultatit dhe të tifozëve vendas.
Në takimin tjetër atë mes West Ham United dhe Alkmaar, janë holandezët që befasojnë skuadrën e Premier League duke i shënuar golin e zhbllokimit të takimit në minutën e 41-të.
Me shifrat 0-1 u mbyllën 45 minutat e para, ndërkohë në të dytat vendasit që reagojnë jo vetëm duke barazuar në minutën e 67 me Benrahma por duke kaluar edhe në avantazh 2-1, pak minuta më pas.
Në minutën e 75’ Antonio shënon golin e dytë që i dha avantazhin West Hamit për të marrë kështu një fitore që vlen, por jo aq sa për të qenë të sigurtë për ndeshjen e kthimit që gjithashtu do ta luajnë më date 18 maj në Holandë.
Finalja e Konferencës së Ligës do të zhvillohet më 7 qershor në Pragë, në këtë edicion të dytë të këtij trofeu pas së pares dhe premieres që u zhvilluar në stadiumin e Tiranës, “Air Albania ku në finale ishte një tjetër ekip holandez si Feynordi I cili e humbi atë përball Romës.