Sport

Abazoviç kundërshtar në Euroderbin e Milanos, por fans i serbit Djokoviç: “Njeri i madh…!”

Djokoviç është gjithashtu ndër personazhet public më të famshme serbe që shpreh hapur nacionalizmin e tij madje duke përkrahur hera herës edhe thirrjet nacionaliste kundër shqiptarëve.

11 Maj 2023, 22:29 Nga DOSJA
Abazoviç kundërshtar në Euroderbin e Milanos, por fans i serbit

ITALI – Kanë qenë të shumtë të ftuarit VIP, mbërmjen e djeshme në “San Siro” për të ndjekur euroderbin e Milanos. Një prej tyre i shfaqur kudo në media ka qenë numri 1 i botës në tenis Novak Djokoviç i cili shpesh herë ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Milanin.

Mes njerëzve të shumtë që kanë rrëmbyer një foto me të ka qenë edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Djokoviç është gjithashtu ndër personazhet public më të famshme serbe që shpreh hapur nacionalizmin e tij madje duke përkrahur hera herës edhe thirrjet nacionaliste kundër shqiptarëve.

“Mbrëmë një ndeshje miqësore me të madhin Nole në San Siro. Është e vërtetë që bëmë tifo për ekipe të ndryshme dhe se prape u largova nga stadiumi me i kënaqur pas lojës madhështore të Interit, por nuk ndikoi shumë në disponimin e mirë të kampionit të botës dhe njeriut të madh si Djokoviç”, shkroi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll