Sport

Van Basten kundër lëvizjes së Messit në Arabinë Saudite: "Ai ka fituar shumë para, tani duhet të bëjë gjërat që i pëlqen”...

Sulmuesi veteran holandez i kërkon yllit argjentinas Leo Messi të bëjë atë që do

11 Maj 2023, 20:01 Nga DOSJA
Van Basten kundër lëvizjes së Messit në Arabinë

HOLANDE - Marco van Basten kundërshton mundësinë e transferimit të Lionel Messit te Al Hilal.

Sulmuesi legjendar holandez dhe i AC Milanit u pyet edhe për thashethemet për një ofertë prej 450 milionë euro në vit nga Al Hilal dhe nëse Messi duhet të ndjekë hapat e Cristiano Ronaldos.

"Unë nuk e kuptoj pse ai duhet të luajë në Arabinë Saudite për të fituar shumë para, kur ai tashmë ka fituar shumë. Messi duhet të bëjë gjërat që i pëlqen dhe të jetë shefi i dëshirave të tij,"- tha Van Basten.

Sipas shumë mediave në mbarë botën, Messi ka një marrëveshje verbale me Al Hilal, por mjedisi i tij e mohon këtë. Është e vështirë për të që të qëndrojë në Paris, por e vështirë është edhe rikthimi i tij në Barcelonë dhe për shkak të vështirësive financiare të klubit katalanas.

Nga klani i yllit argjentinas, thihet se e ardhmja e 'Pleshtit' do të mësohet vetëm pas përfundimit të sezonit. Sakaq zërat që e çojnë atë drejt Arabisë Saudite, sa vinë dhe forcohen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll