Sport

Inter heq logon e sponsorit kryesor nga fanela, për shkak të borxheve...

Sponsori kryesor i saj ishte një kompani kriptomonedhash që i detyrohej Interit 17 milionë euro, ndaj drejtuesit zikaltër vendosën ta heqin reklamën nga fanela.

11 Maj 2023, 19:42 Nga DOSJA

Inter heq logon e sponsorit kryesor nga fanela, për shkak të

ITALI - Interi mundi 2-0 AC Milan në gjysmëfinalen e parë të Champions League dhe tani është favorit i madh për t'u kualifikuar në finale.

Skuadra zikaltër e Milanis, që dëshiron të luajë pas 13 vitesh në finale dhe të pretendojë titullin, ka problem me sponsorin kryesor të fanelës së tyre dhe vendosi ta heqë që andej logon e tij!

Interi ka nënshkruar një marrëveshje për 85 milionë euro në vit me kompaninë e kriptomonedhave ‘DigitalBits’, por siç shkruajnë në Itali dhe Spanjë, kjo kompani ka një problem serioz financiar.

Në shkurt borxhi i kompanisë ndaj Interit ishte 6 milionë euro dhe në prill arriti në 17 milionë euro. “Ne e kuptojmë se kriza në sektorin e kriptomonedhave, e cila u përkeqësua gjatë tremujorit të dytë të 2022, ndikoi ndjeshëm në aftësinë e klientit për të përmbushur detyrimet e tij.

Inter heq logon e sponsorit kryesor nga fanela, për shkak të

Ne po marrim të gjitha veprimet dhe burimet për të mbrojtur interesat dhe të drejtat tona kontraktuale dhe, ndërkohë, po heqim logon e partnerit nga faqja e internetit, tabelat dhe fanelat e ekipeve të të rinjve dhe femrave”,- tha një zëdhënës në një deklaratë të Interit.

Logoja e kompanisë është hequr edhe më 30 prill, në ndeshjen kundër Lazios në Serinë A. Me të njëjtin problem po përballet edhe Roma.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll