Sport

VD/ Bono çmend Napolin! Në një restorant thotë: "Jam alergjik vetëm ndaj Juventusit"

Njerëzit e prisnin në aeroport, teksa këngëtari irlandez zbriti me shallin e Napolit në qafë.

11 Maj 2023, 19:21 Nga DOSJA

VD/ Bono çmend Napolin! Në një restorant thotë: "Jam

ITALI - Ylli irlandez i rock-ut ndodhet në Napoli, për të marrë pjesë dhe kënduar në ceremoninë e “Scudettos” në fundjavë. Me një shall të ekipit që fitoi kampionatin e këtij viti, ai i bëri menjëherë për vete napoletanët.

Bono mbërriti në Napoli të enjten për të kënduar të shtunën, në ceremoninë që do të organizojë qyteti për të festuar titullin e kampionit të Italisë, i cili i mungonte ekipit vendës që prej 33 vitesh, kur luante legjenda Maradona. Në fakt, njerëzit e prisnin në aeroport, teksa ai zbriti me shallin e Napolit në qafë. 

VD/ Bono çmend Napolin! Në një restorant thotë: "Jam

Ylli legjendar i muzikës irlandeze vizitoi disa vende në Napoli dhe gjithashtu zgjodhi një restorant për të ngrënë. Aty pronari, pasi i uroi mirëseardhjen, e pyeti nëse ka intolerancë apo alergji ndaj ndonjë ushqimi? Irlandezin i befasoi të gjithë, teksa u përgjigj: “Jam alergjik vetëm nga Juventusi”. 

Bono shijoi midhjet, karkalecat dhe ushqimet e detit në Mimì's. Tashmë duket se ai është bërë një napoletan…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll