Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Sondazhet: Kilicdaroglu kryeson me 5 dhe 2.2 pikë ndaj Erdoganit

Konkretisht kandidatët marrin Recep Tayyip Erdogan: 44,48%, Kemal Kilicdaroglu: 49,96% , Muharem Ince: 3,23% dhe  Sinan Ogan : 2,33%.

11 Maj 2023, 16:20 Nga f.i
Zgjedhjet në Turqi/ Sondazhet: Kilicdaroglu kryeson me 5 dhe 2.2 pikë
Rexhep Tajip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu

TURQI- Një sondazh i Institutit Konda të publikuar sot tregon se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duket se ka ngelur pas rivalit të tij Kemal Kilicdaroglu. Nga rezultati i dy sondazheve reyulton se Kemal Kilicdaroglu kryeson para Erdoganit me më shumë se pesë pikë përqindje përpara zgjedhjeve presidenciale të së dielës së ardhshme, shkruan protothema.

Sondazhi tregon se Erdogan ka siguruar 43.7% të votave dhe Kilicdaroglu 49.3%. Në të njëjtën kohë, sipas hulumtimit të kompanisë Metropoll, kreu i opozitës merr  46% kundrejt 44% që ka mbledhur presidenti turk, ndërsa Ogan dhe Ince përkatësisht 2.6% dhe 1.2%.

Një tjetër sondazh i kompanisë Saros konfirmon tendencën për të zgjedhur Kemal Kilicdaroglu me një diferencë prej 66 pikësh. Konkretisht kandidatët marrin Recep Tayyip Erdogan: 44,48%, Kemal Kilicdaroglu: 49,96% , Muharem Ince: 3,23% dhe  Sinan Ogan: 2,33%. Me sondazhet që i japin një shtysë kreut të opozitës së bashkuar, pyetja tani në Turqi është se çfarë do të bëjë Erdogan për të parandaluar që rivali i tij kryesor të fitojë në votime. 

Zgjedhjet presidenciale në Turqi do të mbahen më 14 maj. Erdogan rikandidon dhe sipas kompanisë së anketimit Areda është më i favorizuari dhe pritet të marrë 50,8% të votive. Kemal Kiliçdaroğlu, kandidati i bllokut kryesor të opozitës që duket se është edhe rivali më i fortë i Erdogan, mund të marrë 43,1% të votave. Dy kandidatët e tjerë janë Muharrem İnce, kandidati i vetëm pa mbështetjen e aleancës, i cili pritet të marrë 4.5% të votave. Sinan Oğan, një kandidat i ekstremit të djathtë, mbetet në kuotën e 1.6% të votave.

zgjedhjet ne turqi kemal kilicdaroglu rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll