Bota

U akuzua për pastrim parash, deklarohet i pafajshëm ligjvënësi amerikan George Santos

Santos pritet të lirohet me kusht përkundrejt një garancie prej 500 mijë dollarësh.

11 Maj 2023, 13:51 Nga f.i
U akuzua për pastrim parash, deklarohet i pafajshëm
George Santos

SHBA- Ligjvënësi republikan, George Santos pas arrestimit para tre ditësh, është deklaruar i pafajshëm për akuzat për mashtrim, pastrim parash dhe vjedhje të fondeve publike. Mediat e huaja raportojnë se Santos pritet të lirohet me kusht përkundrejt një garancie prej 500 mijë dollarësh.

"Ky është fillimi për mua për të mbrojtur veten. Ne kemi një aktakuzë, kemi informacionin se qeveria dëshiron të më ndjekë dhe unë do të respektoj. Unë kam qenë i bindur gjatë gjithë këtij procesi,"-tha Santos.

Vetëm para tre ditësh kongresmeni republikan, George Santos është vetëdorëzuar tek autoritetet në gjykatën federale në Lond Island. Ai akuzohet për shtatë akuza, 3 për pastrim parash, 1 akuzë për vjedhje të fondeve publike dhe 2 akuza për dhënie të deklaratave të rreme në Dhomën e Përfaqësuesve. 

george santos

Sondazh

Poll