Aktualitet

Kërcënonte policin me mesazhe në celular, pranga 40-vjeçarit

Një 40-vjeçar është ndaluar nga ana e Policisë së Tiranës, pasi ishte në kërkim për kanosjen e një punonjësi policie

11 Maj 2023, 14:17 Nga m.s
Kërcënonte policin me mesazhe në celular, pranga
foto ilustruese

TIRANË- Një 40-vjeçar është ndaluar nga ana e Policisë së Tiranës, pasi ishte në kërkim për kanosjen e një punonjësi policie. Bëhet fjalë për personin me inicialet M. K., pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës". Ai ka kanosur një punonjës policie, duke i dërguar mesazhe në celular.

Njoftimi nga policia

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin M. K., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës", pasi ka kanosur një punonjës policie, duke i dërguar mesazhe në celular.

tirane kanosje policia

Sondazh

Poll