Aktualitet

EMRI/ Mashtroi të renë me çanta false, arrestohet 30-vjeçarja që përfitoi 36 mijë euro

E reja i kishte shitur dikujt 9 çanta false, duke i reklamuar ato si origjinale kundrejt 36 mijë eurove.

11 Maj 2023, 13:20 Nga I.A
EMRI/ Mashtroi të renë me çanta false, arrestohet
Policia

TIRANË- Një 30-vjeçare është arrestuar për mashtrim në Tiranë. Mësohet se Erlinda Metaliaj fuste çanta kontrabandë nga jashtë dhe i shiste ato si origjinale nga platformat online. E reja i kishte shitur dikujt 9 çanta false, duke i reklamuar ato si origjinale kundrejt 36 mijë eurove.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Brand”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik. Mashtroi një shtetase duke i shitur asaj, çanta si të markave origjinale, të kontrabanduara, kundrejt çmimit 36 000 euro, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçarja. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brand”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasja: E. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

30-vjeçarja dyshohet se i ka shitur një shtetaseje, 9 çanta si të markave, kundrejt çmimit 36 000 euro, me pretendimin se ishin origjinale. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. M. kontrabandonte çanta si të markave, në Shqipëri, dhe më pas i shiste ato online, me çmime të konsiderueshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

policia ne tirane

Sondazh

Poll