Aktualitet

Zhduken dy persona në Tiranë, burrit i zhduket gruaja, 40-vjeçarit i vëllait

Një 61-vjeçar kërkon ndihmë për gjetjen e bashkëshortes së tij 38-vjeçare.

11 Maj 2023, 14:17 Nga A.B
Zhduken dy persona në Tiranë, burrit i zhduket gruaja,
Policia

TIRANË-Familjarët e dy personave në kryeqytet kërkojnë ndihmë në Polici për gjetjen e dy personave. Policia bën të ditur se në komisariatin numër 5, një 40-vjeçar ka denoncuar se i vëllai është larguar nga banesa. Po ashtu, një 61-vjeçar kërkon ndihmë për gjetjen e bashkëshortes së tij 38-vjeçare.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur shtetasi R. D., 40 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi H. D., 43 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 6 është paraqitur shtetasi B. M., 61 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja P. M., 38 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

tirane

Sondazh

Poll