Aktualitet

'S'ka dijeni për drogën'/ 49 kg kokainë nga Ekuadori, SPAK kërkon pushimin e hetimit për çështjen e Selim Çekajt

Ndërkohë, SPAK vijon hetimin për identifikimim e trafikantëve të sasisë së kokainës. 

11 Maj 2023, 11:47 Nga A.B
'S'ka dijeni për drogën'/ 49 kg kokainë nga
Arbër Çekajt dhe Selim Çekaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar pushimin e ndjekjes penale ndaj Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, i arrestuar dhe hetuar për trafikun e 49 kg kokainë nga Ekuadori në portin e Durrësit.

Nga hetimi i SPAK nuk është provuar dijenia e Selim Çekajt mbi drogën, që u gjet në një kontenier babanesh të porositur nga një kompani nën administrimin e tij. Ndërkohë, SPAK vijon hetimin për identifikimim e trafikantëve të sasisë së kokainës. 

Kokaina u gjet nga policia në një kontinjer të kompanisë që administrohej nga Selim Çekaj. Fillimisht Çekaj u arrestua dhe më pas u la në arrest shtëpie për shkak të moshës dhe shëndetit jo të mirë. Dosja e trafikut të 49 kg kokainë aktualisht mbetet pa autor dhe çështja i kalon policisë për zbardhjen e emrave të trafikantëve.

Pritet që kërkesa e Prokurorisë për pushimin e ndjekjes penale për Çekaj të shqyrtohet në Gjykatën e Posaçme. Nëse gjykata miraton kërkesën e SPAK, ateherë dosja mbetet pa asnjë person të hetuar apo identifikuar./Dosja.al

selim cekaj arbër Çekajt

Sondazh

Poll