Aktualitet

29-vjeçarja shqiptare u vra nga ish-partneri/ Bashkia e Savonës ul flamurin në gjysëm shtizë gjatë ceremonisë mortore

Në ceremoninë mortore që u mbajt në kishë, ishte i pranishëm dhe kryebashkiaku i Savona, Marco Russo, ndërsa në fasadën e Bashkisë u ul në gjysëm shtizë flamuri  në shenjë nderimi për  të ndjerën. Trupi i saj do të sillet nesër në Shqipëri.

11 Maj 2023, 13:19 Nga f.i
29-vjeçarja shqiptare u vra nga ish-partneri/ Bashkia e Savonës ul
Danjela Neza

ITALI- Sot është zhvilluar ceremonia mortore e Danjela Neza, shqiptares e cila u vra një javë më parë nga i ish-dashuri. Mediat e huaja raportojnë se familjarët, miqtë dhe banorët e komunitetit janë mbledhur sot për të marrë pjesë në funeralin e zhvilluar në Piazza delle Nazioni në Savona.

Në ceremoninë mortore që u mbajt në kishë, ishte i pranishëm dhe kryebashkiaku i Savona, Marco Russo, ndërsa në fasadën e Bashkisë u ul në gjysëm shtizë flamuri  në shenjë nderimi për  të ndjerën. Trupi i saj do të sillet nesër në Shqipëri.

Ngjarja e rëndë ndodhi një javë më parë në Savona, Itali, ku Danjela Neza u vra nga Safayou Sow. Dyshja janë konfliktuar pasi Neza donte të ndahej nga i dashuri i saj dhe ky i fundit nuk e ka pranuar këtë gjë. Ka qenë vetë 27-vjeçari që ka telefonuar policinë pas krimit të rëndë. Ai është shprehur se e kishte qëlluar Danjelën me plumb në kokë pasi ajo e kishte ofenduar.

vrasja e shqiptares danjela neza

Sondazh

Poll