Aktualitet

Plagoset me armë zjarri nga shoku 16-vjeçari në Tepelenë, Policia: Arma ishte e babait, pezullohet nga puna inspektori

Punonjësit i policisë me inicialet T.Gj, është pezulluar nga detyra.

11 Maj 2023, 12:28 Nga A.B
Plagoset me armë zjarri nga shoku 16-vjeçari në Tepelenë,
Policia

TEPELENË- Një 16-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë ditën e sotme. Policia bën të ditur se i riu me inicialet O. V, ndodhej në banesën e shokut të tij, E.GJ dhe dyshohet se aksidentalisht është plagosur në këmbë prej tij me armën e shërbimit të babait me inicialet T. GJ., punonjës policie në DVP Gjirokastër (babai i shtetasit E. Gj.).

16-vjeçari O. V. është duke marrë ndihmë mjekësore dhe nuk ka rrezik për jetën.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka pezulluar nga detyra, punonjësin e Policisë, inspektor T. Gj., dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nisur ndaj tij, hetimin disiplinor. Gjithashtu, AMP ka nisur hetimin administrativo-penal për këtë rast.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 10:20, ka shkuar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi O. V., 16 vjeç, banues në Tepelenë. Shtetasi O. V. ndodhej në banesën e shokut të tij, shtetasit E. Gj., 16 vjeç, dhe dyshohet se aksidentalisht është plagosur në këmbë prej tij me armën e shërbimit të shtetasit T. GJ., punonjës policie në DVP Gjirokastër (babai i shtetasit E. Gj.). 16-vjeçari O. V. është duke marrë ndihmë mjekësore dhe nuk ka rrezik për jetën.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka pezulluar nga detyra, punonjësin e Policisë, inspektor T. Gj., dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nisur ndaj tij, hetimin disiplinor. Gjithashtu, AMP ka nisur hetimin administrativo-penal për këtë rast. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

plagoset 16-vjecari ne tepelene

Sondazh

Poll