Aktualitet

Me shuma të mëdha parash dhe drogë, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët kanë hyrë në banesën e të riut shqiptar dhe pas kontrollit në shtëpi kanë gjetur një sasi të konsiderueshme lënde narkotike: 20 gramë kokainë, 4 doza hashash, të gjitha gati për t'u nxjerr në treg.

11 Maj 2023, 11:21 Nga I.A

 

Me shuma të mëdha parash dhe drogë, arrestohet 27-vjeçari
Karabinieret

ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali për trafik droge. Iowebbo shkruan se shqiptari 27-vjeçar u kap drogë pranë zonës Ciociaria. Karabinierët kanë hyrë në banesën e të riut shqiptar dhe pas kontrollit në shtëpi kanë gjetur një sasi të konsiderueshme lënde narkotike: 20 gramë kokainë, 4 doza hashash, të gjitha gati për t'u nxjerr në treg.

Në të njëjtin kuadër u sekuestrua një peshore precize, material për paketimin e dozave dhe shuma e parave prej 100 eurosh, të ardhura të veprimtarisë së paligjshme.

karabinieret arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll