Aktualitet

Dënimi i Valdrin Pjetrit, Italia sjell letër-porosinë, zarfi ‘fle’ në zyrën e prokurorit Arben Kraja

3 Tetor 2019, 09:09 Nga DOSJA
Dënimi i Valdrin Pjetrit, Italia sjell letër-porosinë, zarfi

TIRANË- Kur kanë kaluar gati 2 muaj nga dita kur Prokuroria e Përgjithshme i dërgoi një letër-porosi drejtësisë italiane për të verifikuar dënimin ose jo të Valdrin Pjetrit, në zyrën e prokurorit Arben Kraja, tashmë ka mbërritur zarfi. Letër-porosia e kërkuar, bëjnë me dije burime për Dosja.al ka mbërritur në prokurori që prej 27 shtatorit, dhe i është dorëzuar prokurorit të kësaj çështjeje, Arben Kraja që prej të hënës.

Përmbajtja e kësaj letër-porosie ende nuk dihet, por është e paqartë arsyeja pse prokurori Kraja nuk ka bërë transparente përmbajtjen e saj për publikun, por edhe për vetë Pjetrin, në një kohë, kur edhe Partia Demokratike, i kërkoi Prokurorisë që prej nisjes së kësaj çështjeje, transparencë dhe informim për çdo hap lidhur me hetimet ndaj Pjetrit.

Shkresa u dërgua më 14 gusht, dhe mes të tjerash kërkohej edhe krahasimi i shenjave të gishtave të Pjetrit, me ato që u depozituan prej tij në Institutin e Policisë Shkencore. PD publikoi më 13 gusht disa dokumente, të cilat sipas saj provojnë se Valdrin Pjetri, kryebashkiaku i dalë fitues në zgjedhjet e 30 qershorit në Shkodër është dënuar me burg për drogë dhe vjedhje në Itali.

Një akuzë e tillë është mohuar nga Pjetri, por pak ditë pas akuzave, ai u tërhoq nga marrja e detyrës. Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama u distancuan nga çështja Pjetri, duke e quajtur dënimin e tij, një “gënjeshtër naive.”

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja dënimi i valdrin pjetrit në itali leterporosia per valdrin pjetrin arben kraja dënimi i valdrin pjetrit në itali leterporosia per valdrin pjetrin

Sondazh

Poll