Politike

‘Na informoni’, I dërgoi Prokurorisë të dhënat Pjetrin, PD: Si po procedohet? Kanë kaluar 2 javë

  • Prokuroria nis lëvizjen, kërkon për ballafaqim nga Italia shenjat e gishtave
  • Sipas PD-së, organi i akuzës ka vepruar me vonesë, duke mos marrë parasysh dokumentet që ata kanë nxjerrë rreth 2 javë më parë.  
    Featured image of article: ‘Na informoni’, I dërgoi Prokurorisë të dhënat Pjetrin, PD: Si po procedohet? Kanë kaluar 2 javë Valdrin Pjetri

    SHKODËR– Partia Demokratike i ka dërguar Prokrurorisë së Përgjithshme dokumentat që publikoi një ditë më parë me të cilat pretendonte se Valdrin Pjetri ishte arrestuar në Itali.

    Në një letër të Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, PD-ja i kërkon Prokurorisë që ta mbajë të informuar mbi procedurat e verifikimit që ka nisur për Pjetrin dhe rezultatet e deri tanishme të këtij verifikimi.

    Letra e PD-në nga Prokuroria

    Sipas tyre, organi i akuzës ka vepruar me vonesë, duke mos marrë parasysh dokumentet që ata kanë nxjerrë rreth 2 javë më parë.  

    “Për fat të keq, ky reagim nuk ka ardhur ende, duke zhbërë qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit. Sipas këtyre të dhënave rezulton se Valdrin Pjetri është i dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim. Çdo vonesë e pajustifikuar për rezultatin e këtij verifikimi është rreshtim në anën e krimit të organizuar dhe promovimit të tij në funksione të larta publike.”-thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

    Një ditë më parë  Partia Demokratike publikoi dokumentet ku sipas tyre vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë.

    Gjithashtu PD-ja ka paralajmëruar një protestë që pritet të zhvillohet sot në Shkodër, kundër Pjetrit. Vetë Pjetri u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

    Në lidhje me këtë lajm ka pasur reagime nga Partia Socialiste dhe nga vetë kryetari i saj, Edi Rama ka pezulluar Pjetrin nga strukturat e PS-së deri në verifikimin e rastit nga Prokuroria.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment