Aktualitet

Shpërthim me tritol banesës së 40-vjeçarit në Fushë-Krujë, flet pronari: S’kam konflikte me asnjë (EMRI)

3 Tetor 2019, 06:45 Nga DOSJA
Shpërthim me tritol banesës së 40-vjeçarit në

Fushë- Krujë/ Një sasi tritoli i është vendosur mbrëmjen e djeshme banesës së Arben Pëllumbit në fshatin Halit të Fushë-Krujës.

Shpërthimi ndodhi në oborrin e banesës së Pllumbit dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Mësohet se shënjestra e atentatit ka qenë vetë 40-vjeçari Pllumbi por ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person. 

Nuk kam konflikte me asnjë person dhe kjo gjë nuk më shqetëson,” ka deklaruar ai pas shpërthimit. 

Dosja.al mëson se  Pëllumbi është me orgjinë nga Malësia e Krujës dhe prej vitesh është vendosur në Fushë Krujë. Ende nuk dihen shumë detaje për të shkuarën e tij. Policia është në kërkim të autorëve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shpërthim me tritol banesës në fushë krujë shpërthim në fushë-krujë shpërthim me tritol banesës në fushë krujë shpërthim në fushë-krujë

Sondazh

Poll