Aktualitet

Përfituan para nëpërmjet tenderave fiktivë, arrestohen katër ish-zyrtarët në Tepelenë (EMRAT)

3 Tetor 2019, 08:50 Nga DOSJA
Përfituan para nëpërmjet tenderave fiktivë, arrestohen

TEPELENË– Katër ish-zyrtarë të administratës në Tepelenë kanë rënë në pranga pasi akzuohen për mashtrim. Dosja.al ka zbardhur emrat e atë arrestuarve që akuzohen se kanë përfituar shuma të kosniderueshme parash nëpërmjet një tenderi fiktiv.

Bëhet fjalë për katër ish-punonjës në administratën e spitalit të Tepelenës:

Gëzim Allkushin, 35 vjeç, banues në Memaliaj (ish-shef finance në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë);

Sajmir Meçe, 31 vjeç, banues në Memaliaj (specialist statistike në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë);

Aleksandra Kaba, 31 vjeçe, banuese në Tepelenë (ish-juriste në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë);

Jonida Saka, 30 vjeçe, banuese në Tepelenë (ish-specialiste e burimeve njerëzore në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë).

Gjithashtu mësohet se ka nisur procedimi penal dhe hetimi në gjendje të lirë për Fatjona Levanin, e cila ishte e punësuar në një subjekt privat në fushën e “Shërbimeve të konsulencave për ndikimin në mjedis”.

Te pestë personat e mësipërm në bashkëpunim me nëjri-tjetrin, mësophet se kanë firmiosur një tender fiktiv në vitin 2017 për pajisjen e spitalit në Tepelenë dhe Memaliaj me leje mjedisore duke përvetësuar një shumë të konsiderueshme lekësh. Por mashtrimi u zbulua nga policia e Tepelenës pas disa muajsh hetime.

Njoftimi i policisë Tepelenë

Finalizohet me sukses operacioni “Tenderi”

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare Në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Ndalohen ish-shefi i financës, specialisti i statistikës, ish-juristja dhe ish-specialistja e burimeve njerëzore në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë, për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” në bashkëpunim, “Vjedhja në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Pas një pune të pandërprerë disamujore dhe veprimeve procedurale të ndjekura, në bashkëpunim me Prokurorinë u finalizua me sukses operacioni i koduar “Tenderi”, si rezultat i të cilit u dokumentua veprimtaria e kundërligjshme e shtetasve të mëposhtëm, të cilët u ndaluan gjatë operacionit për ekzekutimin e masave të sigurisë të lëshuara nga gjykata dhe konkretisht:

Si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasen F. L., banuese në Selitë, subjekt privat në fushën e “Shërbimeve të konsulencave për ndikimin në mjedis”.

Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në vitin 2017 kanë zhvilluar tender fiktiv për pajisjen e spitalit në Tepelenë dhe Memaliaj me leje mjedisore duke përvetësuar një shumë të konsiderueshme lekësh.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandra kaba arrestohen 4 ish-zyrtare ne tepelene gezim allkushi jonida saka mashtrim me tenderat sajmir mece aleksandra kaba arrestohen 4 ish-zyrtare ne tepelene gezim allkushi jonida saka mashtrim me tenderat sajmir mece

Sondazh

Poll