Aktualitet

E rëndë në Elbasan, trajleri përplas autobusin, vdes e moshuara dhe plagosen dy të tjera

3 Tetor 2019, 07:02 Nga DOSJA
E rëndë në Elbasan, trajleri përplas autobusin, vdes e

ELBASAN– Një grua e moshuar 82 vjeçe ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik, ndërsa dy gra të tjera të moshës 63 dhe 44 vjeçe kanë mbetur të plagosura.

Dosja.al mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Qafë Thanë, në vendin e njohur si ‘kthesa e gomave’, teksa një mjet i tonazhit të rëndë drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, ka përplasur me një autobus me me drejtues shtetasin Th.K., banues në Elbasan të mbushur me pasagjerë.

Për pasojë ka mbetur e vdekur pasagjerja R.H. 82 vjeçe, ndërsa janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe. Të plagosurat janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht mendohet që shkak i aksidentit të jetë bërë lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton.

Njoftimi i policisë

Në aksin rrugor Librazhd- Qafë thanë, në vendin e quajtur “kthesa e gomave”, një mjet trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th.K., banues në Elbasan, si pasojë e aksidentit shtetasja R.H. 82 vjeçe ka ndërruar jetë, si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjerët në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me te vdekur ne elbasan dy te plagosura aksident me te vdekur ne elbasan dy te plagosura

Sondazh

Poll