Aktualitet

Eri Zefi u ekzekutua në Rrugën e Kombit pasi u mor peng, viktima që u gjet i vrarë në kanal kishte dy erma (Foto)

3 Tetor 2019, 07:40 Nga DOSJA
Eri Zefi u ekzekutua në Rrugën e Kombit pasi u mor peng, viktima

MIRDITËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Eri Zefit,  34-vjeçarit që u gjet i vrarë një ditë më parë në një kanal në fshatin Zall të Mirditës. Personi që shihni në foto është viktima Zefi, që njihej edhe me një emër të dytë si Anton Zefi. 

Mësohet se viktima Zefi është marrë peng para se të vritej dhe është ekzekutuar në Rrugën e Kombit. Më pas trupin e kanë marrë dhe e kanë hedhur në kanal.

Një ditë më parë në orën 16:15 është 34 vjeçari Eri Zefiu gjet i vdekur në një kanalnë fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës.

Zefi është gjetur i mbuluar në gjak dhe shenja plumbash nga banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Pista e parë ku po hetohet është ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i viktimës Eri Zefi, Ndue Zefi vrau mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, fqinjin e tij, Martin Ndreca pasi ky i fundit i kishte ofenduar njerëzit e familjes.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eri zefi gjakmarrje ne mirdite vrasje per gjakmarrje eri zefi gjakmarrje ne mirdite vrasje per gjakmarrje

Sondazh

Poll