Aktualitet

Nis seanca në KPA për Artur Malajn, flet gjyqtari: KP shkeli ligjin, më ka shtuar shpenzimet

3 Tetor 2019, 08:22 Nga DOSJA
Nis seanca në KPA për Artur Malajn, flet gjyqtari: KP shkeli ligjin,

Tiranë- Nis seanca në KPA për gjyqtarin Artur Malajn, kandidatin për ILD-në pasi kërkohet shkarkimi i tij pasi pas hetimeve të KP-së se ka probleme me pasurinë.

Në seancën e sotme Malaj është shprehur se KP i kanë shtuar shpenzimet që sipas tij, nuk i ka bërë kurrë.

“Nuk kam asnjë shqetësim për analizën financiare që ka bërë Komisioneri Publik, por ata kanë shkelur ligjin pasi ata kanë bërë analizë për të gjitha vitet. Unë jo vetëm s’kam diferenca negative, por e kundërta! Kam bilance pozitive të të ardhurave dhe shpenzimeve. Jam i zhgënjyer nga analiza e komisionerit publik. Ajo është analizë me sensacion të paqenë. Edhe sikur të isha pa punë e të ardhura, s’do ishte një diferencë e madhe siç pretendojnë këta. Më keni shtuar shpenzimet që unë kurrë në jetë s’i kam bërë. Keni hequr të ardhurat e ligjshme të bashkëshortes sime si notere. Kjo është e qëllimshme”,  mësohet të ketë thënë Malaj.

Malaj u konfirmua disa muaj më parë nga Vettingut, aktualisht mban postin e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit dhe anëtarit të Kolegjit Zgjedhor. Gjithashtu Malaj është kandidat për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artur malaj seanca në kpa për artur malajn artur malaj seanca në kpa për artur malajn

Sondazh

Poll