
TIRANË– Kryeministri Edi Rama pezulluar nga të gjithë funksionet në Partinë Socialiste, kandidatin për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetrin.
Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Rama shkruan se deri sa të dalë e vërteta ligjore lidhur me të shkuarën e Pjetit, ky i fundit i ka rrugët e ndara nga PS.
“Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin,po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht,”-shkruan ndër të tjera Rama.
Postimi i plotë:
Jo Valdrini,po vëllai im të jetë,s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua,në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale.Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual! I edukuar,i zoti,i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar,po kjo s’mjafton më!Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin,po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht. E me këtë rast,të tërë ta fusin mirë në kokë:Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!Shkoj në luftë për çdo ide,qëllim a shok armësh,po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky,as marr më,as lejoj më t’i marrë PS!
Ditën e sotme Partia Demokratike publikoi dokumentet që vërtetonin se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Gjithashtu PD-ja ka paraljmëruar një protestë që pritet të zhvillohet nesër në Shkodër, kundër Pjetrit.
Vetë Pjetri u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.
Në lidhje me këtë lajm ka pasur reagime nga Partia Socialiste dhe nga vetë kryetari i saj, Edi Rama ka pezulluar Pjetrin nga strukturat e PS-së deri në verifikimin e rastit nga Prokuroria.
..as marr me, as lejoj me!-thote kryeministri ne fund te fjales se tij, dmth deri tani paske marre e paske lejuar!