10 Maj 2023, 23:45
Nga k.m.
Alastair King-Smith
TIRANË- Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith tha se Veriu i Shqipërisë është lënë pas dore dhe se ka pasur mungesë të investimeve, duke shtuar se kjo do të ndryshojë së shpejti. Në emisionin “Open”, King-Smith u pyet lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili më herët është shprehur se në bashkitë ku do të fitojë PD nuk do të financime, Alastair King-Smith tha se pozicioni i tij është i qartë dhe se kjo është diçka për të cilën duhet pyetur vetë kreu i qeverisë.
PJESË NGA BISEDA:
Alastair King-Smith: Po investojmë në të gjithë vendin për të përmirësuar ekonominë Shqipërisë. Mbretëria e Bashkuar do të jetë një partner i rëndësishëm. Veriu i Shqipërisë ka pasur një mungesë të madhe të investimeve. Ndaj edhe muajin e shkuar filluam edhe zbatimin e një programi për të ndihmuar edhe bizneset e vogla të rriten. Por nuk bëhet fjalë vetëm për ekonominë ekzistuese, por ka një potencial të madh të turizmit. Duam një zhvillim ekonomik në veri. Do të inkurajojmë bizneset shqiptare, britanike të angazhohen në këto fusha, por edhe në këto zona gjithashtu. Njerëzit duhet të vendosim të qëndrojnë këtu, me familjet e tyre, por duhet edhe të tjerë të vijnë në këto rajone. Kjo është ambicia për këto vende, për të transformuar këtë realitet përfshirë edhe emigracionin”, u shpreh Alastair King-Smith
Pyetje: Kryeministri ka thënë se me kandidatët e bashkive që dalin fitues të PD nuk do ketë financime, si e shihni?
Alastair King-Smith: Duhet të pyesni ata për këtë, por pozicioni im është i qartë. Ka një mundësi reale pas zgjedhjeve për të zhvilluar të gjithë rajonin e veriut. Ka realisht një vullnet që të sigurohemi që e gjithë Shqipëria të marrë vëmendje maksimale. Ka pasur mungesë të zbatimit të programeve kombëtare në veri, do të diskutojmë me qeverinë patjetër që të çojmë gjërat në drejtimin e duhur.
Pyetje: Në datën 14 ku do të jeni?
Alastair King-Smith: Nuk është përcaktuar ende, por si ambasadë do të vëzhgojmë në të gjithë vendin. Do të sigurohemi që votuesit të mos influencohen dhe të mos kërcënohen. Unë nuk e kam përcaktuar ende, mund të jem në veri, por mbetet për t’u parë. U them qytetarëve shqiptarë, dilni të votoni maksimalisht për njeriut që do të punojë për ju.
alastair king-smith
Politike
10 Maj 2023, 23:43
k.m.
Ilirian Celibashi
TIRANË- Kryetari i komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, ka komentuar fushatën zgjedhore të bër&eu...
Politike
10 Maj 2023, 23:40
k.m.
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi foli për zgjedhjet lokale të 14 majit. Sonte, i&...
Politike
10 Maj 2023, 23:28
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kandidati për bashkinë e Tiranës së koalici...
Politike
10 Maj 2023, 23:24
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ende s’ka filluar me po...
Politike
10 Maj 2023, 23:06
k.m.
Bardh Spahia
SHKODËR- Bardh Spahia, kryebashkiaku i Shkodrës i cili kandidon për një mandat tjetër më 14 maj përball&eum...
Politike
10 Maj 2023, 22:54
k.m.
Bardh Spahia
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia tha se shpreh se kushdo që mendon se duke impenjuar e kërc&eum...
Politike
10 Maj 2023, 22:53
k.m.
Bardh Spahia
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia tha se gjatë mandatit të tij si kryebashkiak ka pasur nj&...
Politike
10 Maj 2023, 22:51
k.m.
Bardh Spahia
SHKODËR- Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, i cili kandidon sërish për një mandat tjetër ka komentuar taki...
Politike
10 Maj 2023, 22:33
k.m.
Arlind Qori
TIRANË- Kandidati për bashkinë e Tiranës nga 'Lëvizja Bashkë' Arlind Qori tha se kryesocialisti Ed...
Politike
10 Maj 2023, 22:24
j.c.k.m.
Fredi Beleri dhe Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklaratën e kandidatit të “Bashk&e...