Politike

Deklarata e Belerit për helenizimin e Himarës, Meta: Lajm i shpikur nga kuzhina e Ramës

Ilir Meta tha se Beleri e ka përgënjeshtruar lajmin duke u shprehur se  Edi Rama po e sulmon pasi është i trembur nga humbja në Himarë.

10 Maj 2023, 22:24 Nga j.c.k.m.
Deklarata e Belerit për helenizimin e Himarës, Meta: Lajm i shpikur
Fredi Beleri dhe Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklaratën e kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, se do të “helenizojë” Himarën. Sonte, në emisionin "Opinion", Ilir Meta tha se Beleri e ka përgënjeshtruar lajmin duke u shprehur se  Edi Rama po e sulmon pasi është i trembur nga humbja në Himarë.

“Nxirreni edhe përgënjeshtrimin që ka bërë Bejleri. Ç’punë ka Edi Rama që ndërhyn në Mal të Zi, në Turqi. Gabim e kanë edhe partitë greke që ndërhyjnë në Shqipëri. Bejleri ka vetëm një detyrë që të mbrojë pronat e të gjithë himariotëve, që nga Petrit Vasili që është nga Vunoi. Ai ngaqë është i tmerruar nga humbja e Himarës dhe e gjithë qarkut…,”- deklaroi Meta.

Në intervistën e tij të bërë publike të martën, Beleri pyetjes së gazetarit se çfarë do të bëjë për helenizimin e Himarës i përgjigjet se është jetike për helenizimin e Himarës që t’i tejkajojë pengesat që e ndalojnë të ketë mundësi dhe se zgjedhja e tij do të lehtësojë rrugën e helenizimit me mbështetjen e të gjitha forcave politike të Greqisë. Pas këtyre reagimeve, Fredi Beleri ka reaguar këtë të mërkurë me anë të një deklarate, duke mohuar që të ketë thënë fjalën helenizim dhe duke sqaruar se disa media kanë bërë përkthim të gabuar, pasi ai ka përmenduar togfjalëshin “komunitet grek”.

fredi beleri ilir meta

Sondazh

Poll