Politike

Dolën foto bashkë me Benet Becin në fushatë, Spahia: S’dua frymë konfliktuale, jemi qytetarë

Bardh Spahia tha se gjatë fushatës së tij nuk ka zgjedhur konfliktualitetin.

10 Maj 2023, 22:51 Nga k.m.
Dolën foto bashkë me Benet Becin në fushatë, Spahia:
Bardh Spahia

SHKODËR- Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, i cili kandidon sërish për një mandat tjetër ka komentuar takimin e tij me kundërshtarin e Partisë Socialiste, Benet Beci.  I ftuar në “Top Story”, Bardh Spahia tha se gjatë fushatës së tij nuk ka zgjedhur konfliktualitetin.

"Grida ju e thatë me të drejtë, unë kam pasur sfida gjatë rrugëtimit tim momente ku më është dashur të jemi i ashpër që qëndrimet politike dhe strikt. Nuk mund të përdor fjalën konflikutual se më është dashur vazhdimisht ta evitoj konfliktualitetin, por nga ana tjetër mendoj se nuk ka asnjë lidhje qëndrimet e forta dhe bindjet politike me qytetarinë dhe me nevojën për të përcjellë qytetari sa herë na jepet rasti. Sigurisht që ne na ndajnë mendimet, bindjet politiket, qëndrimet dhe vizioni, shpesh herë shohim zhvillimin, të ardhmen jo vetëm të Shkodrës por dhe të vendit, por kjo nuk do të thotë se nuk dimë të vlerësojmë qytetarinë,"-tha demokrati.

bardh spahia

Sondazh

Poll