Politike

"Do ti shkojë huq!"/ Arlind Qori: Rama kujton se bëhet popullor duke e konsideruar popullin si i piri i dasmës

Arlind Qori tha se kryeministri po sillet në çdo takim elektoral, si "i piri" i dasmës së tij. 

10 Maj 2023, 22:33 Nga k.m.
"Do ti shkojë huq!"/ Arlind Qori: Rama kujton se bëhet
Arlind Qori

TIRANË- Kandidati për bashkinë e Tiranës nga 'Lëvizja Bashkë' Arlind Qori tha se kryesocialisti Edi Rama ka një keqpërceptim për popullin e tij. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Ora e Betit", Qori tha se kryeministri po sillet në çdo takim elektoral, si "i piri" i dasmës së tij. 

"Edi Rama ka një keqpërceptim që bazohet te përçmimi i tij për popullin. Kujton se bëhet popullor duke e konsideruar popullin si të jetë ai i piri i dasmës. Merr si njeri mesatar njeriun që shtrihet përtokë në dasmë, nuk është ashtu. Rama e karikaturon popullin. Mendon se duke u bërë fundërrina fare do bëhet popullor. Kam përshtypjen se do ti shkojë huq goxha kjo qasje por do ta shohim,"-tha në fjalën e tij Arlind Qori.

 

arlind qori

Sondazh

Poll