Politike

Blerja e votës dhe denoncimi për kryebashiaken e Roskovecit, ilirjan Celibashi: Kemi vendosur sanksione

Ilirjan Celibashi u pyet lidhur me denoncimet për përdorimin e administratës në fushatë si edhe audio-përgjimet të publikuara për blerje votash.

10 Maj 2023, 23:40 Nga k.m.
Blerja e votës dhe denoncimi për kryebashiaken e Roskovecit, ilirjan
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi foli për zgjedhjet lokale të 14 majit. Sonte, i ftuar në emisionin “Opinion” në News24, gjatë bisedës në studio, Ilirjan Celibashi u pyet lidhur me denoncimet për përdorimin e administratës në fushatë si edhe audio-përgjimet të publikuara për blerje votash, si edhe për rastin e denoncimit për kryetaren e Bashkisë së Roskovecit.

Për rastet e ngjashme, Celibashi tha se janë vendosur sanksione. 

Si i keni parë, denoncimet për blerjen e votave, përdorimin e administratës në fushatë, apo audio përgjimin për kryetares së bashkisë së Roskovec?

Ilirjan Celibashi: Një pjesë edhe janë raportuar në KQZ, por në krahasim me zgjedhjet e kaluara ky numër është shumë herë më i ulët. Për denoncimet në disa raste kur kemi gjetur prova kemi vendosur sanksione, kemi pasur raste kur denoncuesit nuk kanë pasur prova. Ne kemi menduar që 30 vite do të ishin mjaftueshëm për një shoqëri që të krijonte një standard demokracie. Situata them se ka ndryshuar, në këto zgjedhje ka një qasje tjetër dhe një sjellje tjetër të përfaqësuesve të këtyre institucioneve, nuk e kanë më atë arrogancë. Janë përgjigjur për të sjellë informacion, shpjegime kanë marrë pjesë edhe në seancat dëgjimore. Vendimet që merr KQZ, qoftë KAS apo Kolegji Zgjedhor, në vlerësimin tim nuk krijojnë avantazh apo disavantazh për njërën apo tjetrën palë. Të thuash se vendimi është marrë sepse i ka shërbyer filanit pa provë më duket pa sens.

Pyetje: Një koalicion që garon në zgjedhje ta zgjedhë vetë kreun?

Celibashi: Unë kështu kam menduar, por meqë gjykata ka vendosur ndryshe tani le të shohim. Garancia 100% është për integritetin e fshehtësisë së votës. Sepse askush nuk ka mundësi që verifikojë se për qytetari ka votuar.

Të moshuarit do të jenë në gjendje të votojnë elektronikisht?

Celibashi: Eksperienca e zgjedhjeve të kaluar tregoi se nuk ka pasur probleme, me ndonjë përjashtim sporadik. Pajisja është shumë e thjeshtë. Pajisja të tregon edhe për kë ke votuar. Por gjithsesi në të gjitha qendrat e votimit është një operator që është pozicionuar pas makinës, dhe orienton votuesin nëse do të ketë nevojë

Rezultat përfundimtar për 30 minuta për votimin elektronik?

Celibashi: Ky është rezultati paraprak. Rezultati përfundimtar do të jetë atëherë kur shpallen të gjithë. Theksoj se zyrtarisht ditën e martë në mbrëmje, besoj do të kemi rezultatin zyrtar, por paraprak për kandidatët dhe këshillat.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll