Politike

Bardh Spahia i sigurt: Kushdo që vë bast për Shkodrën do ta humbasë si çdo herë tjetër

Bardh Spahia tha se çdo bast i vënë për Shkodrën do të jetë i humbur nëse pala tjetër mendohet fituese.

10 Maj 2023, 22:54 Nga k.m.
Bardh Spahia i sigurt: Kushdo që vë bast për Shkodrën do ta
Bardh Spahia

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia tha se shpreh se kushdo që mendon se duke impenjuar e kërcënuar administratën e shtetit, duke kërcënuar biznesin, duke përfshirë geupet kriminale e paratë e pista do të fitojë në fund, e ka gabim e se nuk mund ta marrë Shkodrën. Në fjalën e tij, gjatë emisionit “Top Story”, ai tha se çdo bast i vënë për Shkodrën do të jetë i humbur nëse pala tjetër mendohet fituese.

Bardh Spahia: Unë e shoh veten shumë herë më të fortë se në 6 mars. Fokusin tim e kam plotësisht tek kontakti dhe raporti im me qytetarët shkodranë, jo vetëm me demokratët, janë pjesa kryesore por unë interesohem të tërheq vëmendjen e të gjithë qytetarëve të ndershëm, atyre pa parti dhe atyre të zhgënjyer nga Partia Socialiste. Unë mendoj se forca e vërtetë qëndron tek kontakti dhe dëshira për të përfaqësuar dhe mbrojtur më së miri interesin qytetar, të tjerat janë lojëra politike. Më intereson mbështetja e bashkë qytetarëve të mi. Është vënë bast si shpeshherë për Shkodrën por jam krejt i bindur që do ta humbi kushdo që mendon se do të fitojë basti përmes mashtrimeve elektorale, ofertave 3d, vizatimeve pa një bazë konkrete pa një ofertë konkrete ekonomike e politike për Shkodrën. Do ta humbë kushdo që mendon se duke impenjuar e kërcënuar administratën e shtetit, duke kërcënuar biznesin, duke përfshirë gupet kriminale e paratë e pista, të jeni të sigurt që do ta humbin atë bast.“- tha Bardh Spahia.

Duma: Sa e vështirë është sot të jesh në këpucët e tua? Je i vetmi me pushtet në PD.

Bardh Spahia: Nuk është e thjeshtë aspak, kryesorja është vështirësia që kemi me luftën me kundërshtarin që nuk kursen asgjë për të marrë politikisht një prej simboleve të opozitarizmit shqiptar që është Shkodra.

bardh spahia zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll