Politike

Fundi i Berishës në politikë? Ilir Meta: Ai s’ka filluar akoma

Ilir Meta tha se nuk ka asnjë tendencë t’i marrë Partisë Demokratike elektoratin, duke qenë se në këto zgjedhje lokale, PD dhe PL garojnë bashkë nën siglën e “Bashkë Fitojmë”.

10 Maj 2023, 23:24 Nga k.m.
Fundi i Berishës në politikë? Ilir Meta: Ai s’ka filluar
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ende s’ka filluar me politikën. Sot në emisionin “Opinion”, ilir Meta tha se ka bërë marrëveshje politike më të, e po ashtu se nuk ka asnjë tendencë t’i marrë Partisë Demokratike elektoratin, duke qenë se në këto zgjedhje lokale, PD dhe PL garojnë bashkë nën siglën e “Bashkë Fitojmë”.

PJESË NGA BISEDA: 

Baton Haxhiu: Ju dëshironi që këtë fundin e Berishës në politikë…

Baton Haxhiu: Fundin e Berishës në politikë.

Ilir Meta: Po ai s’ka filluar akoma mo!

Baton Haxhiu: Mirë, mirë e di. Më lër ta bëj pyetjen, pastaj thuaj s’ka filluar akoma. Ta trashëgosh pa një mund tëndin dhe gjithë këtë elektorat ta fusësh në Partinë e Lirisë?

Ilir Meta: Është shumë e madhe Partia Demokratike, as që më shkon mendja.

Baton Haxhiu: Si do ta bësh bashkën një elektorat jo konfliktual, po as miqësor në një të ardhme ose pas ditës së Dielë, të Hënën ça do t’i bësh atij? Dhe cila do të jetë kauza jote politike pas datës 14 Maj?

Ilir Meta: Jam shumë dakord. Dy janë kauzat e mia dhe për këto kam marrëveshje me gjigandin Sali Berisha. Transparencë absolute, bashkitë, këshillat bashkiake në gjithë Shqipërinë dhe kjo është një gjë në interes të qytetarëve.

ilir meta zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll