Politike

“Kam koalicion me gjigandin Sali Berisha”, Meta: Në Tiranë fitojmë me mbi 60% të votave

Ilir Meta tha se shkak për këtë fitore të thellë është bashkimi i tij me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. 

10 Maj 2023, 23:28 Nga k.m.
“Kam koalicion me gjigandin Sali Berisha”, Meta: Në Tiranë
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kandidati për bashkinë e Tiranës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, më 14 maj fiton me më shumë se 60% të votave. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Opinion", Ilir Meta tha se shkak për këtë fitore të thellë është bashkimi i tij me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. 

“Kam marrëveshje me gjigandin Sali Berisha. Dy gjëra kemi ne transparencë absolute në bashki dhe kjo është në interes të qytetarëve. Ju në 4 vjet nuk keni parë asnjë mbledhje të këshillit bashkiak të të Tiranës dhe çdo gjë ka kaluar me firmën e asaj që nuk e njihnim. Mua më intereson, Bashkia e Tiranës, para të gjithë qytetarëve, sa janë investimet, shpenzimet, rruga, kopshtet, çerdhja. Bashkia e Tiranës është fituar me 60%,”-tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll