Politike

ME VIDEO/ Publikohet një pjesë nga dokumentari shqiptar, zbulohet çfarë i tha Jim Belushi Ramës në zyrë një vit më parë

Pjesë e dokumentarit janë disa fragmente nga takimi i aktorit shqiptar me kryeministrin, ku nuk kanë munguar batutat mes tyre. 

10 Maj 2023, 22:03 Nga a.l
ME VIDEO/ Publikohet një pjesë nga dokumentari shqiptar, zbulohet
Jim Belushi dhe Edi Rama

TIRANË- Publikohet një pjesë e dokumentarit shqiptar, të realizuar nga aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi. Në klipin 2 minuta e 28 sekonda jepet momenti i takimit të Belushit me kryeministrin Rama në zyrën e tij, gjatë vizitë së tij në Shqipëri në tetor të vitit të kaluar. 

Pjesë e dokumentarit janë disa fragmente nga takimi i aktorit shqiptar me kryeministrin, ku nuk kanë munguar batutat mes tyre. 

Xhimi shpjegon në klip, “Nëse mund ta kthej kanabisin në… Shqipëri, atje ku ishin paraardhësit e mi, do të ndihesha sikur kam arritur vërtet diçka”.

Jim ulet në zyrën me Ramën, kushëririn e tij Chris dhe konsulentin 'e kanabisit' Jeremy Corrao. Chris dhe kryeministri argëtohen pak në 'kurriz' të Jimit, teksa Rama pyet pse aktori nuk flet shqip.

Duke folur në shqip, Chris thotë: "Unë jam shefi i vërtetë", dhe Rama ia kthen shaka: "Unë dyshova".

Chris e quan veten "truri i familjes" dhe Rama thotë: "Ti dukesh më i zgjuar", duke sugjeruar që ata ta heqin Jimin nga marrëveshja.

Më pas biseda kthehet sërish në anglisht, ku Rama dhe Chris i drejtohen aktorit shqiptar se thjesht po lavdëronin përpjekjet e tij në biznesin e kanabisit. “Ai është shumë krenar për ju”, thotë Rama. 

jim belushi edi rama

Sondazh

Poll