Politike

A është Erion Veliaj pasardhësi yt? Rama: Ta votojnë kur mos të jem unë

Edi Rama tha se lideri i ri do zgjidhet nga anëtarët e Partisë Socialiste në momentin kur të kenë nevojë për lider të ri.

10 Maj 2023, 22:00 Nga k.m.
A është Erion Veliaj pasardhësi yt? Rama: Ta votojnë kur mos
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i pyetur në rast se e shikon Erion Veliajn si pasuesin e tij në krye të Partisë Socialiste, u shpreh se kjo temë nuk e intereson. Kreu i qeverisë tha në emisionin “Now”, Edi Rama tha se lideri i ri do zgjidhet nga anëtarët e Partisë Socialiste në momentin kur të kenë nevojë për lider të ri.

"Nuk është tema që më ka interesuar ndonjëherë. Mendoj që kjo nuk është detyra ime, por e atyre që do kenë nevojë për një lider tjetër kur mos të jem unë. Unë do jem një anëtar i thjeshtë i PS dhe do marr pjesë në votim,"-tha Rama.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Erion Veliaj e ka fituar Tiranën, ka mbaruar ajo është e mbyllur.

Erla Mëhilli: A do jetë ai pasuesi juaj në PS?

Edi Rama: Nuk është kjo tema që më ka interesuar ndonjëherë. Më thonë shumë njerëz po pasardhësi? Unë mendoj se kjo nuk është detyra ime, kjo do jetë detyra e atyre që do kenë nevojë për një lider tjetër kur unë të mos jem më aty. Do ta zgjedhin ata që do duan të vazhdojnë dhe do zgjedhin liderin. Nuk do e zgjedh unë.

Erla Mëhilli: Ju do ia jepni votën zotit Veliaj për kryetar?

Edi Rama: Nuk jemi akoma aty. Unë do jem një anëtar i thjeshtë i Partisë Socialiste dhe do marr pjesë në votim, por se kush do jetë lideri ynë pas meje, këtë gjë do e vendosim kur të kemi nevojë për një lider tjetër.

edi rama

Sondazh

Poll