Politike

Roland Bejko jep LAJMIN: Lulzim Basha do rikandidojë për kryetar të PD

Roland Bejko tha se Basha ka një rrjet të konsiderueshëm mbështetësish, por edhe shtoi se e ka ndihmuar për fushatën elektorale.

10 Maj 2023, 21:37 Nga k.m.
Roland Bejko jep LAJMIN: Lulzim Basha do rikandidojë për kryetar
Roland Bejko

TIRANË- Kandidati i Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet lokale të 14 Majit në Tiranë, Roland Bejko. Por lajmi më i madh që dha ishte ai për Lulzim Bashën. Kandidati i PD-së për Tiranën tha në “Stop” se Basha do rikandidojë për kryetar të Partisë Demokratike. Ai u shpreh se brenda PD-së ku ai qëndron, Basha ka një rrjet të konsiderueshëm mbështetësish, por edhe shtoi se e ka ndihmuar për fushatën elektorale.

PJESË NGA BISEDA: 

Saimir Kodra: Tek partia juaj, Lul Basha është projeksion i së ardhmes, kryetar tek ju?

Roland Bejko: Luli është një njeri, i cili e ka derën të hapur do kandidojë. Ma merr mendja që do kandidojë. Do fitojë apo jo, këtë nuk e di, por ama di që do kandidojë. Brenda kësaj PD-je që jemi ne, Lul Basha ka një ‘netëork’ goxha të konsiderueshëm, ‘netëork’ njerëzish, pra ka rrjet njerëzisht.

Saimir Kodra: Të ka shërbyer ty për fushatën?

Roland Bejko: Patjetër po. Ka lidhje me njerëzit dhe këta janë njerëzit me të cilët unë bëj fushatën.

roland bejko lulzim basha

Sondazh

Poll