Politike

Rama tregon se kujt i druhet në zgjedhjet lokale: Tifozëve që kthehen në huliganë

Votimin e Opozitës, e ka konsideruar një turp.

10 Maj 2023, 21:30 Nga F.M
Rama tregon se kujt i druhet në zgjedhjet lokale: Tifozëve që
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk i konsideron kandidatët e Opozitës. I ftuar në "Now", Rama tha se i druhet vetëm faktit që shumë qytetarë mund t'i votojnë ata. Këtë gjë, e konsideroi një turp.

"Nuk i druhem askujt prej këtyre, vetëm faktit që çuarja e votave për ta është një turp për të gjithë ne. Kësaj i druhem, është një turp në sytë e botës, do të shikojnë miqtë tanë që ka akoma shqiptarë që nuk bëjnë dallimin mes interesit vetjak dhe jo kombëtar. Si tifozët që kthehen në huliganë dhe rrëzojnë stadiumin. Ata që shkojnë të votojnë për fanellën me demek si të djathtë, për këtë lloj pocaqie, i bëjnë Shqipërisë këtë gjë,"- tha Rama.

edi rama fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll