Sport

Pioli dhe Inzaghi: rebusi i lëvizjeve për të befasuar njëri-tjetrin

Pas kaq shumë ndeshjesh në të cilat u përballën, dy trajnerët kanë problem të gjejnë formulën e duhur që kundërshtarët nuk e presin.

10 Maj 2023, 11:26 Nga DOSJA
Pioli dhe Inzaghi: rebusi i lëvizjeve për të befasuar

ITALI - Pas kaq shumë derbeve të luajtura kundër njëri-tjetrit (tre këtë vit), bëhet e vështirë për Pioli dhe Inzaghi të gjejnë lëvizjet e duhura që mund ta vënë kundërshtarin në vështirësi. Ata e njohin njëri-tjetrin, dhe mirë madje. Megjithatë diçka do të duhet të shpiket, sepse në lojëra të tilla të bllokuara, shpesh është lëvizja e papritur që përzien letrat. Bilanci i sezonit është dy fitore të Interit dhe një Milan në tre ndeshje shumë të ndryshme.  

Sigurisht që dy skuadrat do të përpiqen të ruajnë identitetin e tyre dhe nuk do të ketë asnjë rrezik për të parë Milanin të ngecë në pritje si në derbin e shkuar në kampionat, falë momentit të komplikuar për kuqezinjtë që kishin bindur Piolin të ndryshonte sistemin e lojës. Të dy kanë në bagazhin e tyre taktik aftësinë për të ngritur presingun. Do të duhet kuptuar se kush do ta bëjë më shumë dhe për sa momente të ndeshjes. Agresioni i lartë i Interit përfshin dy sulmuesit në qendërmbrojtësit kundërshtarë, të pozicionuar me trupin në drejtimin në të cilin dëshironi të orientoni lojën në krah. Në rast se Milani vendos të zgjerojë Tonalin në të majtë në nisje të aksionit, për të "ngritur" përpara Theo Hernandez, Dumfries do të duhet të mendojë për francezin, duke lënë Darmian në kontrollin e anësorit të majtë të AC Milan. 

Në fazën sulmuese, Zikaltrit kanë aftësinë për të kompozuar dhe zbërthyer vijën mbrojtëse, e cila mund të luajë në tre ose katër, duke spostuar një anësor në mesfushë ose Brozovic direkt. Në rast të presionit të lartë të kuqezinjve, Interi mund të vendoset me katër mbrapa plus dy menjëherë përpara mbrojtjes duke ngritur anësorët, për të krijuar një sërë duelesh individuale (pasojë logjike e agresionit të kundërshtarit), zbraz mesfushë dhe  përpjekje për të luajtur gjatë për një kundër njërit prej dy sulmuesve. Interi atëherë ka aftësinë, ndoshta unike në Serinë A, për ta mbajtur topin në lëvizje edhe për periudha të gjata të ndeshjes, pa hequr dorë, nëse është e nevojshme, duke u kthyer prapa dhe duke filluar nga e para. Pastaj, pasi të ketë gjetur hapësirë, di të vertikalizohet.

Presioni i lartë i kuqezinjve me sa duket do të jetë i ngjashëm me atë të parë kundër Lazios, me Giroud që sulmon Acerbi, Diaz Bastoni dhe krahun e majtë (Leao ose Saelemaekers) Darmian. Dy mesfushorët anësor do të pozicionohen me trupat e tyre për të mos lejuar që topi të arrijë Dimarco dhe Dumfries. Brozovic do të shënjestrohet nga Bennacer, me Tonali dhe Krunic që merren me Barella dhe Mkhitaryan. Nëse Interi do të kishte sukses, ndoshta duke përdorur lojën me lojtarin e tretë, për të liruar një anësor, do të jenë Kalabria dhe Theo ata që do të ngrihen në kohën e duhur për të shkuar dhe për ta marrë atë. 

Në fazën sulmuese, Milani ka një armë më shumë për të dalë nga presingu: këmbën e Maignan. Me të mund të përgatisni dalje nga fundi që përfshijnë lojën për të "gjetur" një anësor të lirë. Kuqezinjtë kanë shumë ndryshime. Ata janë një skuadër më shumë për “shpejtësi” sesa për posedim të topit, dhe së fundmi presingu është pika kyçe e vërtetë e skuadrës. Përpjekjet qendrore të Theos do të jenë thelbësore, pasi ai bëhet një mesfushor i shtuar kur të ketë mundësinë e duhur. Pjesa tjetër do të duhet të garantohet me driblimin e Diaz dhe Leao (nëse do të luaj) dhe spondet e Giroud, të kërkuar edhe me topa të gjatë me vrapimin e njëkohshëm në hapësirat e atyre që mbërrijnë nga pas. 

Ky derbi i mbrëmjes së sotme mund të përkufizohet vetëm si një lojë shahu. Bota do t'i ketë sytë nga “San Siro”. Ndoshta shfaqja nuk do të jetë protagonisti i vërtetë (mendoni vetëm sfidën e dyfishtë të 2003-shit), por, të paktën në aspektin taktik, janë më të mirët absolut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll