Sport

Arsène Wenger dhe goli i Man.City në Madrid: “VAR duhet të ndërhynte”…

Shefi i Zhvillimit Global të Futbollit i FIFA-s adreson polemika

10 Maj 2023, 08:44 Nga DOSJA

Arsène Wenger dhe goli i Man.City në Madrid: “VAR duhet

SPANJE - Goli i Manchester Cityt kundër Real Madridit po bën xhiron e Spanjës, madje Arsène Wenger, shefi i Zhvillimit Global të Futbollit të FIFA-s, e ka komentuar atë. Dhe sipas francezit, gabimi është në veprimin e VAR-it, i italianit Massimiliano Irrati, i cili duhet ta kishte analizuar lojën deri në pikën e nisjes.

"VAR u krijua për të marrë vendime më të sakta. Dhe qëndrimi i topit brenda ose jashtë është një fakt. VAR duhet të ndërhyjë dhe të marrë vendimet e duhura 100%! Për momentin nuk mendoj se kemi mundësi për të analizuar në VAR çdo rast, nëse topi është brenda apo jashtë vijës së fushës, por tani kemi një çip në top dhe nëse ka një çip, mund ta analizojmë”, tha ish-trajneri i Arsenalit, në beIN Sports.

Pyetja, në këtë rast, ishte për faktin se VAR-i nuk e analizoi lojën në tërësi, sepse momenti i largimit të topit ishte disa sekonda më parë. "VAR normalisht duhet të kishte parë nëse goli ishte i rregullt apo jo. Dhe në një situatë të tillë ata duhet të ndërhyjnë. Ata nuk u tërhoqën (në lojë) mjaftueshëm për të kontrolluar rastin," shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll