Sport

VIDEO / Rudiger bën Haaland lojtarin më të “dobët” në Bernabeu

Sulmuesi norvegjez preku topin më pak edhe se portierët në këtë gjysmëfinale të pare. Më pak se ai ndërhynë vetëm Nacho, Marco Asensio dhe Tchouaméni, zëvendësuesit e Real Madridit.

10 Maj 2023, 11:09 Nga DOSJA
VIDEO / Rudiger bën Haaland lojtarin më të

SPANJE - Manchester City përfundoi duke shpëtuar një barazim (1-1) në Bernabéu në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit , por Erling Haaland , në atë ndeshjen e tij të parë në çifligun e bardhë, nuk ishte protagonist i një paraqitjeje që do të kujtohet.

Pritshmëritë ishin të larta dhe norvegjezi zhgënjeu. Nuk u fut shumë në lojë, dhe ndërsa kjo është diçka që ndodh ndonjëherë, këtë herë, ndryshe nga ndeshjet e tjera, kishte pak ndikim kur ndodhi.

Konkretisht, Haaland ka prekur topin 21 herë dhe kjo ishte shifra më e ulët e 22 lojtarëve që ishin në fushë titularë. Më pak se dy portierët, për shembull, praktikisht gjysma e shifrës së Benzemas (38) dhe shumë larg Jack Grealish 49 herë.Përveç kësaj, ai humbi topin 5 herë dhe e vetmja notë pozitive, brenda paraqitjes së tij, është se ai fitoi 5 nga 7 duelet që u përfshi. 2 nga 3 ajrore dhe 3 nga 4 në tokë.

Haaland mbërriti në Bernabéu dhe pritej shumë prej tij në këtë kuptim, por gjërat nuk shkuan aq mirë sa mund të pritej.

Padyshim që një meritë shumë të made për të gjtiha këto shifra negative të norvegjezit e kishte Rudiger, i cili u shndërruar në një hije për të.


Lëvizjet e gjermani kanë qenë perfekte, për të mbrojtur ekipin e tij nga një prej rreziqeve më të mëdha që kërcënonte skuadra e Guardiolës.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll