Sport

Shakira është kapur duke darkuar me një pilot të Formula 1 në Miami

Bëhet fjalë për shtatë herë kampionin e botës, Lewis Hamilton

10 Maj 2023, 09:28 Nga DOSJA
Shakira është kapur duke darkuar me një pilot të Formula 1

SHBA - Shakira e ka nisur vitin 2023 me stil. Ndarja me Gerard Piqué dhe kënga 'BRZP Sessions Music' që ja ka kushtuar ish-partnerit të saj ka tronditur plotësisht jetën. Tani ajo jeton me fëmijët e saj në Miami, pasi u largua nga Barcelona, ​​apartamenti i saj ku ishte fqinje me ish-vjehërrit e saj. Por këtë fundjavë ajo duket seka kaluar shumëmirë dhe është pare e lumtur, pasi ka qenë në paddokun e Çmimit të Madh të Miami për garat e Formula 1.

Atje ajo u pa me Tom Cruise , duke ndarë hapësirën me të famshmit e tjerë present në atë garë si Vin Diesel, Elon Musk apo Jeff Bezos. Një garë e pestë që përfundoi me fitoren për holandezin Max Verestappen, vendin e dytë për meksikanin Sergio 'Checo' Pérez, dhe vendin e tretë për Fernando Alonso, podiumin e tij të katërt të sezonit.

Megjithatë, ajo jo vetëm e shijoi atë, por u pa edhe në një darkë më ekskluzive me një nga pilotët më të mirë në grid dhe në historinë e Formula 1, një surprizë që pakkush e priste. Natyrisht që thashethemet për një lidhje nuk kanë vonuar shumë.

Darka me Lewis Hamilton
Piloti me të cilin kolumbianja shijoi ishte me Lewis Hamilton, piloti i skuadrës Mercedesit dhe shtatë herë kampioni i botës, i cili doli i katërti në Çmimin e Madh të Miami. Ata janë parë në restorantin Cipriani , që ndodhet në qendër të qytetit.

Edhe pse duhet theksuar se nuk ishte një darkë e vetme. Kishte më shumë njerëz me ta, por kjo marrëdhënie e supozuar miqësie është e habitshme. Përveç kësaj, së fundmi ajo u nderua me çmimin 'Gruaja e Vitit' nga revista Billboard, kështu që ndoshta fati i saj në vitin 2023 po ndryshon. Duke lënë një mesazh për Piqué: " Nuk ka shumë rëndësi nëse dikush është besnik ndaj jush apo jo, ajo që ka vërtet rëndësi është nëse vazhdoni të jeni besnik ndaj vetes ."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll