Sport

Refuzohet sërish kërkesa! I akuzuar për përdhunim, braziliani Dani Alves vazhdon të mbahet në paraburgim në Spanjë…

I proceduar për përdhunim, ish-lojtari i Paris-Saint Germain ndodhet në paraburgim që prej 20 janarit. Rrëzohet kërkesa tij e dytë për lirim me kusht

10 Maj 2023, 10:45 Nga DOSJA

Refuzohet sërish kërkesa! I akuzuar për përdhunim,

SPANJE - Kërkesa e brazilianit Dani Alves për lirim është refuzuar për herë të dytë nga gjyqtari që po heton për përdhunimin e dyshuar të një femre. “Gjykata hetimore e qarkut të 15-të të Barcelonës ka refuzuar kërkesën për lirim të kërkuar nga mbrojtja”,- njoftoi Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Katalonjës, që do të thotë se lojtari, 40 vjeç që nga e shtuna, do të vgazhdojë qëndrojë në burg.

Avokatët e Alves, në paraburgim që nga 20 janari 2023, kishin kërkuar lirimin e klientit të tyre më 20 prill, ndërsa braziliani kishte përsëritur disa ditë më parë gjatë një seance dëgjimore me kërkesën e tij, se kishte kryer marrëdhënie seksuale me ankimuesen.

"Rreziku i arratisjes është i paimagjinueshëm"

Alves këtë herë kishte siguruar video prova të reja, që lejonin krahasimin e dy versioneve, pasi i ishte refuzuar kërkesa e parë për lirim në pritje të gjyqit. Gjykata kishte theksuar "rrezikun e lartë të arratisjes" së Dani Alves "të lidhur me dënimin e lartë që mund t'i shqiptohet në këtë rast", "indikacionet e rënda" që e inkriminonin atë dhe "mjetet e tij të mëdha financiare që mund ta lejonin atë të largohej nga Spanja në çdo kohë”.

Avokatët e brazilianit besojnë nga ana e tyre se “rreziku i arratisjes është i paimagjinueshëm” dhe propozuan mundësinë e depozitimit si dhe tërheqjen e dy pasaportave të tij (spanjolle dhe braziliane) për të qetësuar gjyqtarin. Por magjistrati të martën e refuzoi këtë kërkesë për lirim, si dhe të gjitha masat e ndërmjetme (depozitë, tërheqje pasaporte, byzylyk elektronik) për të mbajtur lojtarin në burg.

Refuzohet sërish kërkesa! I akuzuar për përdhunim,

Dani Alves, në atë kohë nën kontratë me klubin meksikan Pumas, akuzohet nga një e re se e kishte përdhunuar në fund të dhjetorit në tualetet e një klubi nate në Barcelonë. Ai është i burgosur që nga 20 janari në kompleksin e burgut Brians, që ndodhet rreth dyzet kilometra nga Barcelona.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll