Sport

“Ajo luante me fëmijët e mi, pinte dhe hante tek unë”! Portieri rus mashtronte gruan, ndërsa kishte të dashur shoqen e saj...

“Nëse në takimin e parë mendoni se dikush është gënjeshtar, në 90 për qind të rasteve do të keni të drejtë. Mos lejoni askënd në familjen tuaj derisa ai person të jetë testuar nga koha”,- thotë gruaja e mashtruar

10 Maj 2023, 10:30 Nga DOSJA

“Ajo luante me fëmijët e mi, pinte dhe hante tek

RUSI - Violeta Leščuk, bashkëshortja e portierit të Dinamo Moskës, Igor, po kalon ditë të vështira. Flitet se ajo burrin e saj e ka gjetur në shtrat me shoqen e saj të ngushtë dhe për këtë ka kërkuar divorcin nga futbollisti i famshëm rus.

“U përballa me një situatë që ma ktheu botën përmbys. Unë kam heshtur për një kohë të gjatë. Kisha frikë dhe madje më vinte turp të flisja për këtë situate,”- ka shkruar Violeta në Telegram.

Violeta dhe Igor Leščuk kanë dy vajza së bashku dhe ai e tradhtoi me shoqen e saj. Për shkak të gjithë kësaj, ajo menjëherë ka kërkuar divorcin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by IGOR LESHCHUK (@leshchukk31)

“Ajo luante me fëmijët e mi, pinte çaj në shtëpinë time për ditëlindjen time, fliste me nënën time, por fliste edhe pas shpinës sime dhe bënte gjëra të neveritshme me personin më të afërt me mua. Dhe kjo ndodhi para të gjithëve! Nuk ka as edhe shenjën më të vogël të ndjeshmërisë dhe keqardhjes! Nuk ka asnjë. Unë mbase nuk jam e shenjtë dhe ideale, por të paktën jam një person besnik”. 

Igor Leščuk e kaloi gjithë karrierën e tij në Dinamo Moska dhe luajti edhe për grupmoshat e reja të kombëtares ruse. Ai e konfirmoi divorcin, por jo për shkak të tradhëtisë bashkëshortore, i cili e konfirmoi, por në një mënyrë pak më ndryshe. 

“Prej kohësh jemi në fazën e divorcit. Këtu nuk ka asnjë skandal. Njerëzit ajrosin rrobat e ndotura dhe kjo ka arsye. Ne e morëm vendimin për shkak mosmarrëveshjesh”, - thotë futbollisti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by IGOR LESHCHUK (@leshchukk31)

Violeta tha se do të jetë më e kujdesshme në të ardhmen. “Nëse në takimin e parë mendoni se dikush është gënjeshtar, në 90 për qind të rasteve do të keni të drejtë. Ju nuk mund të gënjeni veten. Mos lejoni pseudo-të dashurat dhe pseudo-të dashurit në shtëpinë tuaj. 

Mos lejoni askënd në familjen tuaj, derisa ai person të jetë testuar nga koha dhe shumë situata. Mos besoni në mirësinë e rreme, siç kam besuar unë me naivitet. Të gjithë e kuptojnë se për çfarë dhe për kë e kam fjalën. Ndoshta ka shumë njerëz të tillë në botë, por në familjen time ka pasur një shembull të klasit të pare”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by IGOR LESHCHUK (@leshchukk31)

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll