Sport

Ancelotti barazohet me 'Sir' Alex Ferguson...

Trajneri italian po përgatitet ta kalojë Ferguson (u tërhoq në 2013) në ndeshjen e dytë, në Mançester, për të mbajtur një rekord të ri historik në ligën e milionerëve.

10 Maj 2023, 10:40 Nga DOSJA

Ancelotti barazohet me 'Sir' Alex Ferguson...

SPANJE - Trajneri italian i Real Madridit, mbrëmjen e së martës, me barazimin (1-1) ndaj Manchester Cityt, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, arriti rekordin e ndeshjeve që mbante ‘Sir’ Alex Ferguson në këtë kompeticion në kryen të Manchester United. 

Carlo Ancelotti arriti numrin e 190 ndeshjeve në kompeticionin më të madh të klubeve në Kontinentin e Vjetër dhe po përgatitet të kalojë Ferguson (u tërhoq në 2013) në ndeshjen e dytë, në Mançester, për të mbajtur një rekord të ri historik në ligën e milionerëve.

Ancelotti barazohet me 'Sir' Alex Ferguson...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll